Hidromorava

7 vjet zvarritje e reformës zgjedhore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reforma zgjedhore, e iniciuar në vitin 2011, nuk ka përfunduar ende në mungesë të vullnetit të liderëve të partive politike. Deputetët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se reforma zgjedhore do të mundësonte zgjedhje më të mira. Ata presin që ajo të përfundohet pasi të përmbyllen temat e mëdha, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në mungesë të vullnetit politik për përmbylljen e reformës zgjedhore, ky proces i iniciuar në vitin 2011 ende nuk është përmbyllur. Madje, çështja e reformës është riaktualizuar disa herë gjatë këtyre shtatë vjetëve për shkak të krizave politike. Deputetët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile presin që reforma të përmbyllet pas përfundimit të disa prej “temave të mëdha” me të cilat aktualisht po përballet vendi.

Me përmbylljen e reformës zgjedhore duhet t’u jepet përgjigje disa çështjeve të ngritura si: numri i zonave zgjedhore, pragu zgjedhor për kandidatët e pavarur, për partitë dhe për koalicionet, mënyra e zgjedhjes së presidentit, mbyllja ose jo e listave zgjedhore, si dhe çështjet tjera.

Nga Kryeministria kanë thënë se reforma zgjedhore e iniciuar kohë më parë nga Kuvendi tashmë është në “dorën” e presidentit. “Vitin e kaluar ka pasur edhe një iniciativë nga Zyra e Presidencës, së cilës i është bashkuar edhe Qeveria e Kosovës, edhe të gjitha palët e interesit, duke u mbajtur punëtori dhe gjithashtu janë përgatitur drafte të avancuara, të cilat gjenden në zyrën ligjore të presidentit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së kryeministrit.

Ndërkohë Presidenca nuk ka dhënë përgjigje nëse ky proces do të finalizohet shpejt.

Mobi Casa

Reforma zgjedhore, pas përmbylljes së temave të mëdha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë për “Zërin” se reforma zgjedhor do t’i kontribuonte stabilitetit politik. Ajo po ashtu ka theksuar faktin se reforma zgjedhore është kriter në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Përveçse i shërben stabilitetit politik, është edhe njëra prej kritereve të kërkuara në ecjen e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Ajo më tej ka thënë se reforma zgjedhore nuk është përfunduar për shkak se ky proces u nis në kohën kur vendi ishte në prag të zgjedhjeve dhe shtoi se kjo reformë zgjedhore duhet të përmbyllet pasi të përfundohen tema e mëdha. “Kosova aktualisht është në pritje të miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Natyrisht që jemi të interesuar t’i përfundojmë këto çështjet e mëdha, por natyrisht që është në interes të vendit të diskutohet edhe për reformën zgjedhore dhe të shihet vullneti i partive politike”, ka shtuar ajo.

Sipas deputetes Blerta Deliu-Kodra, qartësimi i listës së votuesve të cilët jetojnë jashtë vendit do ta lehtësonte procesin zgjedhor. “Mendoj se një qartësim sa më i mirë i çështjes së votuesve jashtë vendit do ta lehtësonte procesin zgjedhor në të ardhmen. Po ashtu ka pasur një progres në zgjedhjet e fundit sa i përket pastrimit të listave nga personat e vdekur, edhe pse prapë ka pasur vende-vende probleme në këtë aspekt”, ka përfunduar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.