United Hospital

“7 vëllezër e 7 motra”, një histori mërgimi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Libri „7 vëllezër e 7 motra – një familje kosovare nëpër botë“ i zviceranes Elisabeth Kaestli kushtohet familjes Reka nga Komuna e Kaçanikut, një pjesë e së cilës është jeton në Zvicër.

Elisabeth Kaestli është gazetare dhe shkrimtare e lirë, e cila prej një kohe të gjatë i është përkushtuar shkrimeve mbi dhe për Kosovën.

Së fundi ajo ka botuar librin „7 vëllezër, 7 motra – një familje kosovare nëpër botë“ (7 Brüder, 7 Schwestern – eine kosovarische Familie in der Welt) që i kushtohet familjes Reka nga Komuna e Kaçanikut. Një pjesë e kësaj familjeje është e vendosur prej kohësh në Zvicër.

“14 vëllezërit dhe motrat Reka janë lindur në një fshat malor të Kosovës. Varfëria dhe diskriminimi politik i ka shpërndarë ata anë e kënd, nga Zvicra e Gjermania deri në Kanada. Sot ata takohen sërish për çdo verë në tavolinën e madhe në kopshtin e tyre në Kaçanik, në qytezën në të cilën familja jeton nga viti 1979 dhe ku vazhdojnë të jetojnë dy nga vëllezërit. Ky është vendi i ëndrrave të emigrantëve, pika qendrore e familjes së shpërndarë në gjithë botën.

ARKATANA

Vëllezërit Reka rrëfejnë për jetën e varfër fshatare në vitet 1960 dhe për rrugët e tyre nëpër botë, herë herë aventurore, që ndryshojnë shumë nga njëri te tjetri.

Rrëfimet e tyre japin një tablo të migracionit, të saktë deri në detaje, tablo që sot është e pranishme gjithandej në Evropë, në mijëra paraqitje”, thuhet veç tjerash në parathënien e librit të botuar nga shtëpia e njohur botuese e Cyrihut, Limmat Verlag.

Promovimi i librit bëhet më 30 nëntor 2013, nga ora 15 – 17, në adresën: Forum Altenberg, Altenbergstrasse 40, 3013 Bern. Dueti Accobella do të shoqërojë këtë pasdite. Pas promovimit do të ketë edhe një apero.

Hyrja është falas./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.