Fundamenti

7 rreziqet shëndetësore të femrave mbi 40 vjeç

/ 10 minuta lexim

Për t’i shmangur shkaktarët kryesor të vdekjes te femrat pas moshës 40-vjeçare, si kanceri, sëmundjet e zemrës, goditja në tru, sëmundja e Alzheimerit, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti, ju duhet të punoni në thelbin e këtyre problemeve që para kësaj moshe.

Nëse filloni të ndryshoni disa prej shprehive jo të shëndetshme në moshë të hershme, ju do të bëni një jetë më të mirë dhe do të zvogëloni gjasat për t’u prekur nga problemet vdekjeprurëse të sipërpërmendura.

Ushqimi

Trupi juaj është rezultat i asaj çfarë hani. Fatkeqësisht, numri i femrave që nuk konsumojnë ushqime të shëndetshme është gjithnjë e në rritje, që rezulton edhe me numër gjithnjë e më të madh të rasteve me obezitet, diabet, tension të rritur të gjakut, anoreksi, sëmundjen e zemrës dhe probleme tjera shëndetësore.

Një fakt më ekstrem është se femrat janë shumë më të prira se meshkujt të shmangin ushqimet e shëndetshme në kërkim të një diete e cila u ndihmon atyre të arrijnë qëllimin (të ulin kaloritë për të ruajtur vijën e trupit). Disa të tjera e kanë problemin e kundërt – ata nuk i përmbahen ndonjë plani ushqyes, duke konsumuar së tepërmi ushqime të përpunuara, yndyra të ngopura dhe sheqer.

Fakte shqetësuese: Derisa në vendet tona nuk ka statistika të sakta për numrin e personave të mbipeshë, sipas Qendrës Kombëtare për Statistika Shëndetësore në Amerikë numri i femrave të mbipesha shkon mbi 60 për qind, ndërsa më shumë se një e treta janë beze (përtej kufirit të mbipeshës).Si të kujdeseni? Nuk është edhe shumë vështirë të planifikoni dhe t’i përmbaheni një ushqimi të shëndetshëm – një dietë e cila nuk i shmang produktet me vlera ushqyese ose e cila është e tepruar në kalori.

Nutricionistët gjithmonë këshillojnë të fokusohemi kryesisht në dietë të bazuar në ushqime bimore përfshirë drithëra të plota (të papërpunuara) fruta dhe perime, vajra të shëndetshëm, dhe peshk – një lloj ushqimi që njihet si “ushqim Mediteran”. Përdorimi i këtyre ushqimeve ka efekt të fuqishëm anti-inflamator dhe antioksidues dhe redukton deri në 33 për qind rrezikun për zhvillimin e sindromës metabolike.

Stresi i kujdestarëve

Studiuesit amerikanë thonë se stresi ditor te femrat rritet në vitet e vonshme të të 40-tave. Kjo rritje shkaktohet për faktin se ato duhet të kujdesen edhe për fëmijët e tyre, e edhe për prindërit e moshuar, duke u futur kështu në sandviç të të dy gjeneratave. Duke pasur pak kohë ose mundësi për kujdes adekuat ndaj vetes, ato janë më të prira “për sindromin stresues të kujdesit”, një gjendje që lidhet me një listë të plotë të ankesave shëndetësore, përfshirë obezitetin, diabetin, sëmundjet e zemrës, kolesterolin e lartë, demencën dhe dhimbjen e shpinës. Më shumë se 70 për qind e kujdestareve familjare tregojnë edhe shenja të depresionit.

Ekspertët thonë se edhe meshkujt kujdesen për të afërmit, por femrat kanë më shumë përvoja negative si kujdestare krahasuar me meshkujt, të cilët më shumë fokusohen në zgjidhjen e problemit dhe më pak në anët emocionale. Bazuar në kërkimet e kësaj fushe, bashkëshortet të cilat kujdesen për prindërit e burrit, kanë shfaqur stres më të lartë.Fakte shqetësuese: Kujdestaret janë dy herë më të prira ta menaxhojnë stresin duke pirë duhan, bazuar në studimet e psikologëve amerikanë. Dhe ato janë 25 për qind më të prira për të pirë. Ngrënia e tepruar emocionale është një problem tjetër i këtij grupi që dëmton shëndetin.

Si ta menaxhoni? Kushtoni më shumë kujdes vetes. Edhe një kujdes më i madh ndaj vetes,si dhe bërja e pauzave kohë pas kohe, japin rezultate pozitive në uljen e stresit dhe pasojave të tij. Disa kujdestare duke iu kushtuar më shumë edhe vetes, kanë treguar një jetëgjatësi, kujtesë më të mirë, dhe fuqi më të mirë fizike, si edhe i japin më shumë kuptim jetës dhe qëllimeve të tyre.

Gjumi i pamjaftueshëm

Sipas Fondacionit Kombëtar Amerikan të Gjumit, fermat kanë më shumë problem të bien në gumë se sa meshkujt dhe flenë më pak në përgjithësi. Femrat po ashtu vuajnë më shumë nga pagjumësia, nga sindroma e këmbëve të parehatshme, dhe çrregullime të gjumit gjatë ndryshimeve të menopauzës. Apneja e gjumit, që është më e shpeshtë te meshkujt, fillon të rritet te femrat pas moshësn 50; derisa në moshën 65 vjeçare ky problem prek një në katër femra.Fakte shqetësuese: Gjumi i pamjaftueshëm dyfishon rrezikun për hipertension te femrat, duke shtuar edhe rrezikun për sëmundjen e zemrës, diabet dhe obezitet. Te meshkujt këto probleme janë më pak të shprehura si pasojë e gjumit të pamjaftueshëm.

Po ashtu, femrat e moshuara me apne të gjumit kanë 85 për qind rrezik më të madh të zhvillojnë demencë.

Si ta menaxhoni problemin? Sipas një analize të Universitetit të Kalifornisë, femrat mund të shtojnë disa vite të jetës duke bërë gjumë të mjaftueshëm. Gjumi i nevojshëm është më shumë se pesë orë në natë, por edhe më pak se 8.5 orë. Aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm ndihmojnë femrat të bëjnë gjumë të mjaftueshëm dhe kualitativ.

Mobi Casa

Mospërdorimi i kondomëve (jashtë monogamisë)

Edhe pse femrat e reja janë më të prira për sëmundjet seksualisht të transmetuara, kjo shkallë rritet edhe te gjenerata e nënave, kur gratë e kësaj moshe të mesme fillojnë të krijojnë lidhje të reja pas divorcit ose mbetjes të veja. Studimet amerikane tregojnë se trikomoniaza, sëmundja më e shpeshtë seksualisht e transmetuar, është më e shpeshtë te femrat në të 40-tat dhe 50-tat, se sa te femrat më të reja. Nëse nuk trajtohet, trikomoniaza mund të çojë në sëmundjen inflamatore të pelvikut. Shkalla e sëmundjeve tjera seksualisht të transmetueshme si sifilizi, gonorreja, klamidia dhe herpesi, po ashtu janë të rritura te gratë mbi moshën 45-vjeçe.Edhe infektimi me HIV prek nga 6 deri në 10 për qind të femrave mbi moshën 50 vjeçe, ndërsa numri shkon në 28 për qind të rasteve për femrat mbi 45 vjeç. Ndryshimet normale për shkak të plakjes, si hollimi i murit vaginal dhe tajimi i më pak lëngjeve vagjinale, rrisin rrezikun e infektivit me HIV.

Fakte shqetësuese: Shumë femra nuk e shohin veten si të prirë për t’u prekur nga sëmundjet infektive si HIV, ose madje nuk dinë si ta mbrojnë veten, kanë treguar disa kërkime amerikane. Femrat e moshuara po ashtu bëjnë gabime duke i përzier simptomat e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, me ndryshimet normale të lidhura me moshën.

Si ta menaxhoni? Përdorimi i prezervativëve dhe analizat e rregullta, ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet seksualisht të trnasmetuehsme dhe përkeqësimit të tyre te femrat të cilat i rikthehen skenës seksuale pas ndonjë lidhje afatgjate, monogamiste (me vetëm një person) dhe të besueshme.

Pasiviteti fizik

Sipas një studimi të vitit 2012 të Preventive Medicine, fermat janë më pak të prira se sa meshkujt të bëjnë së paku 30 minuta ushtrime në ditë, që është minimumi i rekomanduar për shumicën e të rriturve. Ndryshe, ato të cilat e kanë lëvizur trupin për gjysmë ore në ditë kanë treguar një rrezik të reduktuar për dpresion dhe sindromën metabolike (përfshirën kolesterolin e lartë dhe obezitetin). Ushtrimet fizike në moshën e mesme po asht ndihmojnë mbrojtjen nga osteoporoza, depresioni, kanceri dhe mbipesha.Disa ekspertë, madje e quajnë aktivitetin fizik si “ilaçi i mrekullisë”, një prej metodave më të mira për shëndet fizik dhe mental.

Fakte shqetësuese: Qëndrimi për një kohë të gjatë në një vend (veturë, kompjuterë, krevatin para televizorit), mund t’i zvogëlojë dobitë e ushtrimeve ditore dhe të shtojë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës.

Si ta menaxhoni? Lëvizni vazhdimisht, bëni ndryshime të vendndodhjes, madje edhe kur çoheni nga karrigia derisa punoni. Në një studim tetëvjeçar që përfshiu 70 mijë femra të moshsë nga 40 deri në 65 vjeçe, ato të cilat kanë ecur disa orë në javë kanë qenë për 30 për qind më pak të prira për t’u prekur nga sëmundja e zemrës. Femrat më aktive se kaq madje kanë qenë deri në 50 për qind më pak të prira të zhvillojnë sëmundjen e zemrës se sa femrat jo aktive.

Pirja e tepruar e alkoolit

Fermat janë më të prira të zhvillojnë probleme të lidhura me alkoolin, përfshirë kancerin e gjinjve, sëmundjen e zemrës, alkoolizmin dhe hepatitin alkoolik. Pasi femrat, në mesatare, peshojnë më pak se meshkujt, krahasuar kilogram për kilogrami ato kanë më pak ujë në trupin e tyre se meshkujt, dhe uji ndihmon tretjen e alkoolit.
Hormonet dhe plakja po ashtu ndikojnë në atë se si ato e metabolizojnë alkoolin. Sipas Institutit Amerikan për Abuzim me Alkoolin dhe Alkoolizëm, femrat shfaqin edhe më shumë probleme të mëvonshme të lidhura me alkoolin se sa meshkujt.Fakte shqetësuese: Femrat e moshuara janë më pak të gatshme të kërkojnë ndihmë për problemet me pijen, që e bën edhe më të pashërueshëm alkoolizmin në këtë grup.

Si ta menaxhoni? Ju nuk duhet të jeni një abstenues total i pijeve alkoolike për të pasur shëndet të mirë. Madje shumë ekspertë preferojnë nga një pije në ditë për femra dhe deri në dy për meshkuj. Vera e kuqe është më e preferuara prej pijeve alkoolike, pasi është e pasur me antioksidues.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjeve që mund të parandalohen në moshë të mesme. Dhe sa më gjatë që pini duhan, aq më ti madh është rreziku për sëmundje të zemrës, sëmundjen e Alzheimerit, sëmundjen e mushkërisë, dhe kancerin.

Femrat me peshë normale të cilat pinë duhan për 10 deri në 29 vjet kanë rrezik 16 për qind më të lartë për të zhvilluar kancer të gjirit se sa ata që nuk pinë duhan. Pirja e duhanit për më shumë se 50 vjet, rezulton me 62 për qind rritje të rrezikut të vdekjes.Fakte shqetesuese: Sipas disa studimeve finlandeze në mesin e personave nga 50 – 60 vjeç, pirja e dy paketave cigare në ditë mund të dyfishojë gjasat që ju të zhvilloni demencë dy dekada më vonë.

Si ta menaxhoni? Pavarësisht në çfarë moshe hiqni dorë nga duhani, rreziku shtesë për probleme shëndetësore zvogëlohet pas çdo viti. Rreziku për goditje në tru, sëmundjen e mushkërive dhe kancer po ashtu bie që në vitet e para pas lënies së duhanit./mjeku/