Fundamenti

7 mënyra për të mbajtur nën kontroll stresin dhe tensionin e gjakut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kur bëhet fjalë për të parandaluar dhe trajtuar tensionin e lartë të gjakut, një nga strategjitë më të përdorura është menaxhimi i stresit. Shpesh mund ta gjeni veten të tensionuar, ndaj është mirë që për të ulur stresin të përdorni këto shtatë strategji të sugjeruara nga Shkolla Mjekësore e Harvardit: Flini mjaftueshëm: Gjumi i pamjaftueshëm dhe me cilësi të ulët mund të ndikojë negativisht në humorin tuaj, gjendjen mendore, nivelin e energjisë dhe shëndetin fizik.

Mësoni teknika qetësuese: Meditimi, relaksimi i muskujve, ushtrimet me frymëmarrje të thellë (joga dhe tai chi) janë mënyra të mira të uljes së stresit

Forconi rrjetin shoqëror: Lidhuni me të tjerët duke nisur kurse të ndryshme, duke iu bashkuar një organizate ose duke marrë pjesë në grupe mbështetjeje.

Përmirësoni aftësitë për menaxhimin e kohës: Sa më efektshëm të manovroni kërkesat e familjes dhe punës, aq më i ulët do të jetë niveli juaj i stresit.

Hidromorava

Mundohuni që të zgjidhni situatat stresuese, nëse mundeni: Mos lejoni që të mbizotërojnë situata stresuese. Mbani takime për zgjidhjen e problemeve dhe përdorni aftësitë negociuses në shtëpi dhe punë.

Përkëdhelni vetveten: “Qeraseni” veten me një masazh. Mundohuni t’i përjetoni eksperiencat, për shembull, hani avash dhe përqendrohuni në shijen dhe ndjesinë e çdo kafshat. Bëni një xhiro ose dremisni, ose degjoni muzikën tuaj të preferuar

Kërkoni ndihmë: Mos jini të frikësuar për t’i kërkuar ndihmë partnerit, miqve apo fqinjëve. Nëse stresi dhe ankthi vazhdojnë, pyesni mjekun tuaj nëse është e nevojshme të merrni mjekim./ Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi/gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.