Uji Dea

6,077 raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 6,077.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150,625, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,919.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Mobi Casa

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës.

Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/