FITORJA

60 gjëra që nuk i dini për Barak Obamën

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

E dini se në takimin e parë me Michele, presidenti Barak Obama e dërgoi të shikonte filmin “Do the right thing” (Bëj gjënë e duhur), vajzave u lexon “Harry Potter” ndërsa i pëlqen hiti “Single Ladies” i Beyonce.

Të shtunën presidenti i SHBA-së festoi 51 vjetorin dhe ambasada amerikane në Tiranë publikon në profilin e saj në facebook 60 detajet e jetës së Obamës, duke nisur nga prejardhja e tij, si një kushëri i largët i ish Zv. Presidentit Dick Cheney deri në ditët e sotme kur është presidenti i parë me një Black Berry.

Mobi Casa

– Seriali i tij i preferuar është “Entourage”
– Në takimin e tyre të parë, ai e çoi Michelle në kinema, për të parë filmin “Do the right thing”
– I pëlqen kënga “Single Ladies” e Beyonce
– Basketbollistja e tij e preferuar është vajza, Sasha
– Vajzave u lexon librat e Harry Potter
– Skuadra e tij e zemrës është ajo e Chigaco Bulls
– Ne Ipod-in e tij ka kenge te Jay-Z dhe Ludacris
– Është një fans i këngëve që hapin serialet televizive, prandaj dhe i dhuroi Mbretereshes Elisabete një Ipod të mbushur plot me këto lloj këngësh
– I pëlqen te luaje Scrabble
– Kur jetonte në Indonezi, provoi për herë të parë mishin e qenit dhe të gjarprit
– Michelle Obama ka thëne se “makina e tij e pare ishte aq e vjetër, sa kishte një vrime të ndryshkur në derën e pasagjerit”
– Libri i tij i preferuar i fëmijërisë ka qene “Where the wild things are”
– Presidenti i tij i preferuar është Abraham Lincoln
– Motra e tij është mësuese
– Ka një pale dorëza boksi të firmosura nga Muhamed Ali
– Mësoi të luante kriket në Trinidad
– Ne Kenya, një birre i është vene emri i tij
– Me parë koleksiononte libra me histori grafike të SpiderMan dhe Konan
– Pjata e tij e preferuar janë makaronat me karkaleca deti që bën Michelle
– Kur ka qene adoleshent, ka punuar në një dyqan akulloreje; ndoshta prandaj tani nuk e ka qejf fare akulloren
– Ndërsa vajza e tij, Shasha, vdes për akullore
– I pëlqejnë shumë cokollatat proteinike me kikirike
– Ai është presidenti i pare me një BlackBerry
– Përdor laptop Apple Mac
– Është mëngjarash
– Emri i vajzës se tij, Malia, është emër Haëaian
– Qethet një herë në javë
– Këngëtaret e tij te preferuar janë Bob Dylan dhe Bruce Springsteen
– Artisti i tij i preferuar është Pablo Picasso
– Ka mbaruar Shkenca Politike ne Columbia
– Babai i tij ka qenë këshilltar ekonomie në qeverinë e Kenias
– Mbi tavolinën e zyrës së tij është një dorë që mban një vezë, e gdhendur në dru. Ky është një simbol i Kenias dhe përfaqëson brishtësinë e jetës
– Pija e tij e preferuar është caji me manaferra
– Ne shkollën e mesme shokët e therrisnin “Barry”
– Nëse nuk do ishte politikan, do donte të bëhej arkitekt
– Flet spanjisht
– Kur jetonte në Indonezi, mbante në shtëpi një majmun, të cilit ia kishte venë emrin Tata
– Aplikoi për të qenë në kalendarin e shkollës ndërsa studionte në Harvard, por u refuzua nga komiteti i cili përbehej vetëm nga femra
– Shërbimi sekret i ka vene nofkën “Renegade”
– Nuk i pëlqejnë fare të rinjtë që veshin pantallona të gjera, që varen poshtë
– Vesh kostume Hart Schaffner Marx
– Gjyshi i tij nga mamaja mori pjese në Luftën e Dyte Boterore
– Babain e tij e ka takuar vetëm një here, në 1971, gjate një vizite për Krishtlindje
– Imiton shume mire Marlon Brandon tek filmi “Kumbari”
– Tre burrat që admiron me shume janë Mahatma Gandhi, Abraham Lincoln dhe Martin Lither King, Jr.
– Emri i tij do te thotë “i bekuari” ne gjuhen sëahili
– Libri i tij i preferuar është “Moby Dick” nga Herman Melville
– Prindërit e tij u njohën gjate orës se rusishtes
– I pëlqen të luaje Poker
– Ndjek të gjitha ndeshjet e basketbollit të vajzës së tij, Shasha
– Është i pari president amerikan që ka marrë pjesë në spektaklet e mbrëmjeve të vona
– Gjyshja e tij e thërriste “arush”
– Mban me vete për fat një statuje te vogël te Shen Merise dhe një byzylyk që i përkiste me pare një ushtari në Irak
– Ai i premtoi Michelles se do e linte duhanin përpara se të niste garën për president. Nuk e mbajti fjalën, megjithëse e la më vonë
– Përpara se të hynte në Shtëpinë e Bardhe, ngiste një Ford Escape Hybrid
– Tavolina e tij e vjetër në Senat dikur i përkiste Robert Kennedy
– Emri i plote i vajzës se tij Sasha, është Natasha
– Ka shtatë vëllezër dhe motra nga martesat e tjera të babait të tij
– I pëlqen të gatuaje pjata pikante
– Është kushëri i largët i ish Zv. Presidentit Dick Cheney

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.