6 vjet burg kosovarit 20 vjeçar për tentimvrasje

Gjashtë vjet burg për të rinj: ky është dënimi që i është shqiptuar një shqiptari nga Kosova në Gjykatën e Landit në Amerg, Gjermani. Kosovari i cili tash ka mbushur 20 vjet është gjetur fajtor se në një sherr me një të ri 17 vjeçar nga Ukraina (të dy azilkërkues) e ka goditur atë pesë herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, me rrezik për jetën, shkruajnë mediet gjermane. Vetëm fati i madh i ka shpëtuar jetüen ukrainasit.
Që në fillim të seancës së sotme, i akuzuari ka kërkuar falje dhe ka thënë se në asnjë moment nuk e ka pasur ndërmend të vriste ndokë, trasmeton albinfo.ch.
Tentimvrasja ka nodhur pasi që ukrainasi, sipas kosovarit ia kishte fyer vajzën me të cilën ai kalonte.
Krimi ka ndodhur më 1 prill të vitit të kaluar ne Seugast.
Prokurori kishte kërkuar 7 vjet burg për të rinj për kosovarin pasi që ai pretendonte se büehej fjalë për tentim vrasjeje. Mbrojtja, nga ana tjetër ka pleduar për lëndim të rrezikshëm trupor për çfarë dënimi meritor duhej të ishte katër vjet e tre muaj burg po ashtu për të rinj. Pasi që dënimi i shqiptuar është dukshëm më i lartë se ai që ksihte kërkuar, mbrojtja ka vendisur ta atakojë vendimin.