ARKATANA

6 ushqimet që përmirësojnë disponimin dhe mbrojnë nga depresioni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Disponimi ynë dhe shëndeti mendor varen shumë prej ushqimit që e sjellim në organizmin tonë. Në vijim ju sjellim listën prej disa ushqimeve që në masë të madhe pakësojnë rrezikun nga depresioni.

ÇOKOLLATA

Ekzistojnë studime shkencore që e vërtetojnë teorinë se çokollata njerëzit i bën më të lumtur. Vetëm 40 g në ditë të çokollatës së errët për dy javë, falë sasisë së madhe me antioksidues që gjenden në të, në masë drastike zvogëlojnë sasinë e kortizolit, hormonit të stresit.

KARBOHIDRATET Në studimin e fundit të revistës “Archives of Internal Medicine” është zbuluar se njerëzit që konsumojnë sasi të vogla të karbohidrateve (rreth 20 deri 40 g në ditë) janë më të rrezikuar nga depresioni, në krahasim me ata njerëz që konsumojnë më shumë karbohidrate. Karbohidratet nxitin sekretimin e serotoninës, që përmirëson disponimin.

PEMËT DHE PERIMET

Edhe një arsye të hani ushqime të shëndetshme! Studimi i revistës “British Journal of Psychiatry”, në të cilin kanë marrë pjesë 3.500 meshkuj dhe femra, ka treguar se pemët dhe perimet e freskëta ndikojnë në zvogëlimin e depresionit. Antioksiduesit në pemë dhe perime krahas aminoacideve omega 3 organizmin e bëjnë më të fortë karshi disponimit jo të mirë.

PESHQIT

Uji Dea

Konsumimi i peshkut të ndryshëm, si salmonit, tunës, sardeles dhe troftës, janë bazë për fitimin e sasive të konsiderueshme të aminoacideve omega 3, që ndërlidhen me sekretimin e dopaminës dhe serotoninës.

KOKOSI

Kur të jeni në stres aroma e kokosit mund t’jua përmirësojë disponimin. Studimi nga universiteti Kolumbia ka treguar se njerëzit që thithin aromën e kokosit më lehtë përmirësojnë organizmin e tyre pas sfidave të lodhshme. Hulumtuesit konsiderojnë se me thithjen e kësaj arome të këndshme qetësohen reaksionet tona ndaj stresit.

ÇAJI

Hulumtimi i publikuar në revistën “The Journal of Nutrition” zbulon se konsumimi i çajit të zi apo të gjelbër, që përmban sasi të caktuar të kafeinës dhe aminoacideve tiraninë, zgjon trurin nga gjumi, por shton edhe disponimin. Në kombinim me kafeinë këto lloje të pijeve përmirësojnë përqendrimin, e sugjerohet që për çdo ditë të pini rreth 240 mililitra çaj.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.