Uji Dea

6 muaj burgim efektiv për zyrtarin komunal

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit R. L., duke i shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave ka ardhur në përfundim se i akuzuari R. L. në cilësinë e Inspektorit komunal të resurseve natyrore, gjatë periudhës kohore 2013 – 2014 në Kamenicë, me qëllim të vetit apo tjetrit t’i sjellë dobi të kundërligjshme, na vazhdimësi ka keqpërdorë pozitën apo autoritetin zyrtar duke tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe duke i ndihmuar në forma të ndryshme kompanitë që merren me eksploatimin e rërës dhe zhavorrit.

ARKATANA

I akuzuari në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë instruksione kompanive për eksploatimin ilegal të rërës dhe zhavorrit, duke udhëzuar të njëjtat që të pajisen me dokumente fiktive doganore dhe të natyrave si mbulesë për ushtrimin e veprimtarive të tyre dhe operimin e tyre në mënyrë ilegale, të cilat ishin në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 02/46, të datës 02.11.2011.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Gjykatës së Gjilanit Sabit Shkodra./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.