50 milionëshi kosovar i Schalkes transferohet në Austri

Lojtari që kushton 50 milionë euro, shumë kjo e caktuar nga klubi i Schalke 04, do të nënshkruajë me skuadrën austriake, Sturm Graz. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane ‘Bild’, sipas së cilës, Donis Avdijaj ka udhëtuar drejt Austrisë, transmeton Tribuna.
Gjithnjë sipas Bild, 18-vjeçari që së fundi zgjodhi Kombëtaren shqiptare do të huazohet për një vit e gjysmë, por me mundësi rikthimi në Schalke edhe pas gjashtë muajve apo një viti.
Bild ka takuar lojtarin në aeroportin e Dusseldorfit, duke udhëtuar drejt Austrisë.
Mundësia e kalimit në Sturm Graz, mund t’ia hapë derën në Kombëtaren A të Shqipërisë, pasi De Biasi kërkonte nga ai të luante me skuadrën e parë.