UBT

5 ushqimet më të mira për dhëmbët

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Buzëqeshja sjell një ndjenjë të lumturisë së përgjithshme tek një individ si dhe tek njerëzit rreth tij. Çelësi për një buzëqeshje të mrekullueshme dhe të bukur është tek dhëmbët e shëndetshëm dhe të shndritshëm.

Për një mënyrë jetese të shëndetshme, për tretje të mirë dhe natyrisht për buzëqeshje, ruajtja e shëndetit oral dhe mirëmbajtja e dhëmbëve është shumë e rëndësishme. Pastrimi, vizitat dentale ndihmojnë në ruajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm, por për ti pasur dhëmbët e fortë dhe të shëndetshëm në një afat më të gjatë kohor përveç këtyre dy faktorëve shumë të rëndësishëm ka edhe shumë të tjerë që duhet ti marrim në konsideratë siç janë ushqimet që ndihmojnë në fortësinë e dhëmbëve.

Qumështi. Përveç që i forcon eshtrat e trupit gjithashtu edhe dhëmbët i bën më të fortë sepse në përbërjen e saj përmban calcium si dhe vitamin D. Kalciumi ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve tuaj kundër sëmundjes periodontale si dhe mban ashtin e nofullave më të fortë dhe të shëndetshëm.

Produktet pa sheqer (me sheqer të reduktuar). Përdorimi i ushqimeve me sheqer të reduktuar është shumë i rëndësishëm për dhëmbët ngase zvogëlon mundësinë për prishjen e dhëmbëve, duke e ditur se gjate procesit të fermentimit vjen deri tek prishja gjegjësisht dëmtimi i smaltit të dhëmbit. Këtu bëjnë pjesë sheqernat apo camcakizet që nuk përmbajnë sheqer.

Hidromorava

Frutat e detit. Janë burim kryesorë i shumë mineraleve si dhe vitaminës D. Ato janë element kryesor i ndërtimit të ashtit kockor.

Pemët. Më i rëndësishëm është përdorimi i pemëve që përmbajnë vitaminë C e veçanërisht pemët si portokalli dhe limoni që ndihmojnë për të mbajtur të shëndetshëm mishrat e dhëmbëve, duke forcuar enët e gjakut dhe indet lidhës. Vitamina C e cila haset tek këto pemë ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit i cili pengon dhe ngadalëson zhvillimin e infeksioneve në mishin e dhëmbëve.

Uji. Uji ndihmon në ruajtjen e nivelit pH në gojë, gjithashtu në largimin e grimcave të ushqimit me çka bën (vetë)pastrimin e gojës. Pështyma në fakt është mbrojtja më e mirë kundër prishjes së dhëmbëve sepse ajo përmban proteina dhe minerale që neutralizojnë acidet.(express)