5 pijet që largojnë stresin
Stresi është pjesë e çdokujt. E duket se çdo sëmundje e ka zanafillën pikërisht prej tij. Mjekët gjithnjë e më shumë rekomandojnë pacientët e tyre të largojnë sa më shumë të mundin stresin.
Ilaçet duket se nuk janë e vetmja zgjidhje për kurimin e stresit. Disa pije, të cilat ne i konsumojmë çdo ditë na ndihmojnë për të pakësuar stresin.
1) Qumështi
Një gotë qumësht thuhet nga specialistët se të ndihmon në pakësimin e stresit tek çdo person. Ai përmban një substancë e cila quhet triptofanin, e cila kur tretet të krijon ndjesinë e harmonisë dhe qetësisë. Gjithashtu qumështi përmban sasi edhe të magnezit, kalciumit apo kaliumit, të gjitha këto substanca të dobishme, sepse ato mund të ulin presionin e gjakut.
2) Çokollata e ngrohtë
Sipas specialistëve edhe një gotë çokollatë e ngrohtë ndihmon në reduktimin e stresit. Ajo stimulon lirimin e dopaminës në tru dhe opioidsit, që nxisin ndjenjën e kënaqësisë. Çokollata e nxehtë rrit temperaturën e trupit ku më pas stimulon sistemin nervor.
3) Çaji i zi
Në përgjithësi çajrat janë të rekomandura nga specialistët për qetësimin e nervave. Por duket se një gotë çaj i zi do të ishte tepër efikas. I përdorur në vend të kafesë, katër herë në ditë për gjashtë javë, ai zhduk hormonin e stresit. Këtë gjë e ka faktuar edhe studimi i kryer në Universitetin College në Londër.
4) Çaji Jeshil
Nga ana tjetër edhe çaji jeshil ka cilësitë e tij, të cilat ju vijnë në ndihmë për reduktimin e stresit të akumuluar gjatë gjithë ditës. Ky lloj çaji është një përzierje e theaninës, një substancë që rrit prodhimin e valëve alfa të trurit (nga të cilat shkaktohet relaksimi) dhe ul në të njëjtën kohë, emetimin e valëve beta (që shoqërojnë tensionet emocionale) .
5) Një gotë uji të ftohtë
Dhe së fundmi një gotë ujë i ftohtë do ju vinte mjaftë në ndihmë. Uji stimulon qarkullimin, ajri i jep trupit një rritje të energjisë dhe rrit prodhimin e endorfinës. Këto janë pesë këshillat që ju vijnë në ndihmë secilit prej jush në mënyrë që të reduktohet sa më shumë stresi juaj.