FIDANISHTJA

5 perime, të cilat ju ndihmojnë në luftën kundër kilogramëve!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në sezonin e ofertës së jashtëzakonshme të perimeve të ndryshme mund të përgatiten ushqime të thjeshta e të shijshme dietale, të cilat në mënyrën më të lehtë do të kontribuojnë në arritjen e linjës së dëshiruar.

Spinaqi

Spinaqi përmban katër antioksidues të rëndësishëm – vitaminat C dhe E dhe mineralet selenin dhe zinkun. Ai përmban edhe katër miligramë beta karotinë, përndryshe dozën e rekomanduar ditore, kalium dhe acid linoleik, të nevojshëm për funksionim të duhur të sistemit të imunitetit. Për shkak të këtyre gjërave, spinaqin duhet ngrënë të papërpunuar, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjithë antioksiduesit e çmueshëm të tij.

Kungulleshat

Kungulleshat, për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe kaliumit, janë pastruese fantastike të helmeve në organizëm janë burim i pasur edhe me vitaminë B9, e cila merr pjesë në sintezën e proteinave dhe hekurit. Përmbajnë edhe fibra tretëse bimore, për shkak të të cilave edhe treten lehtë dhe e ngadalësojnë absorbimin e yndyrës. Për to është e rëndësishme që të ruhen jo më gjatë se 48 orë në frigorifer, për shkak se më pas i humbin të gjithë përbërësit e duhur.

Bishtajat

Eco Higjiena

Bishtajat janë të pasura me kalium, kalcium, magnez, hekur, selen, zink dhe fluor. Shumë shpejt sjellin deri te gjendja e ngopjes, sepse përmbajnë shumë fibra, glicide dhe proteina. Janë të pasura edhe me beta karotinë dhe vitamina C, E dhe B6. Për t’u ruajtur të gjitha vitaminat, kalciumi dhe kaliumi, duhet që të zihen sa më shkurtë.

Brokoli

Brokoli përmban sasi të njëjtë të vitaminës C sa edhe portokalli. Ka edhe shumë vitaminë E, sulfur, që mbron nga infektimet, kalcium, që forcon eshtra, por edhe hekur e kalium. Për shkak të përmbajtjes së ekuilibruar të glicideve dhe proteinave, shumë shpejt e krijon ndjenjën e ngopjes. Por, për ta ruajtur vitaminën C, këtë perime e zieni në avull dhe mos e mbani gjatë në frigorifer.

Patëllxhani

Patëllxhani, që tretet lehtë përmban pektinë, e cila parandalon absorbimin e yndyrës. Përmban edhe kalium, që rregullon nivelin e lëngut në qeliza, magnez për ekuilibër psikik, dhe hekur që e redukton ndjenjën e lodhjes. Por, blini fryte më të vogla, treten më lehtë për shkak se kanë më pak fara.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.