RCCOLA

5 mitet false të alergjive

/ 2 minuta lexim

Lidhur me alergjitë ka disa mite false, të cilat sa më mirë t’i njohim, aq më mirë do të jemi në gjendje të mbrohemi prej tyre.Ajo që duhet të dimë, lidhet me atë që disa prej simptomave të alergjive ngatërrohen edhe me ato të disa sëmundjeve të tjera.

1. Simptomat. Si simptomat që përfaqësohen prej shqetësimeve alimentare, ashtu edhe ato që lidhen me shqetësimet të aparatit të frymëmarrjes, mund të raportohen edhe si rezultat i shqetësimeve që lidhen posaçërisht me aparatin tretës intestinal, por edhe me patologji të rrugëve të frymëmarrjes, e në radhë të parë astma alergjike. Ka disa teste që i ndajnë këto gjera.

2. Testet. Sa i takon këtij momenti, diagnoza e saktë nuk mund të vihet vetëm nëpërmjet një testi të vetëm. Situata është shumë më komplekse, ndaj duhet të dëgjojmë sugjerimet e mjekëve specialistë, por e rëndësishme të dihet se testet serologjike nuk janë të rekomandueshme që në fillim, veçanërisht për moshat e reja.

UBT

3. Trashëgimia. Edhe pse ka të dhëna që e vërtetojnë faktin e trashëgimisë se alergjive, duhet te dihet se edhe faktorët ambientalë kane një rendësi të dorës së parë, veçanërisht kur faktorët janë të tipit të ndotjes. Përgjithësisht, llogaritet se faktorët ambientalë influencojnë në masën 40%.

4. Vitamina D. Kërkimet e fundit kanë vërtetuar se ka një lidhje mes Vitaminës D dhe fenomeneve të alergjisë. Subjekte me mungesa në vitaminën D, përgjithësisht janë më sensibile ndaj agjenteve alergjike.

5. Mjalti. Disa studime i atribuojnë një rol të madhe mjaltit në drejtim të mbrojtjes nga alergjitë. Por jo gjithmonë është kështu, madje, në disa raste, përdorimi i mjaltit mund të rezultojë me efekt të kundërt.