Hidromorava

475 mijë eurot e pasaportave u dorëzuan “Te Gjyla”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një darkë me ushqime tradicionale “Te Gjyla” në Ferizaj, besohet se i ka sjellë fitime të mëdha Besnik Berishës.

Natali Velija ka thënë se aty ia ka dorëzuar 475 mijë euro kesh drejtorit të Departamentit për Prodhim të Dokumenteve,bBesnik Berisha, si shpërblim për tenderin e pasaportave që kishte fituar kompania austriake OeSD. Velija u ka thënë prokurorëve se Berisha i kishte marrë këto para për vete dhe për të tjerët që kanë ndihmuar kompaninë austriake të fitonte tenderin, shkruan “Koha Ditore”.

“Paratë ajo thotë se i ka ndarë me të tjerët, verën e kaluar, pak ditë pasi Ministria e Punëve të Brendshme i kishte derdhur rreth 1.4 milionë euro në llogarinë bankare me numër 17010010112075322 në NLB Prishtina”, ka thënë një burim brenda Policisë.

“Këto para ka thënë se i ka dhënë pasi kishte nisur tërheqja e parave nga llogaria”.

Velija ka thënë se një pjesë të parave ia ka dhënë edhe partnerit të saj në biznes, Fisnik Blakaj. Rreth 300 mijë euro ka pohuar se i ka transferuar nga llogaria bankare, të tjerat i ka dhënë kesh.

FIDANISHTJA

Por nisja e zbulimit të emrave, ka shtuar presionin mbi të. Avokati i saj, Tomë Gashi, ka thënë se ajo po kërcënohet në paraburgim nga njerëz të ndryshëm për të mos folur.

Në restorantin “Te Gjyla” nuk e përjashtojnë mundësinë që aty të jenë takuar Berisha dhe Velijaj. Por sipas një kamerieri që nuk dëshiron t’i përmendet emri, aty shkojnë shumë biznesmenë, deputetë, ministra e president.

“Ka mund me qenë por s’më kujtohet”, ka thënë kamarieri për “Kohën Ditore”.

Ky kamerier ka treguar se Besnik Berisha ka kohë që nuk është shfaqur aty./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.