United Hospital

21 vjet pa Komandant “Rebelin”, bashkëshortja Enkelejda Xhemaili: Emri dhe sakrifica jote jetojnë përgjithmonë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me rastin e 21-vjetorit të ndarjes nga jeta të komandantit të UÇPMB -së, Muhamet Xhemaili – “Rebeli”, bashkëshortja e tij, Enkelejda Shini Xhemaili, ka publikuar një mesazh prekës kujtimi, duke nderuar figurën, sakrificën dhe kontributin e tij për lirinë e Kosovës.

Në mesazhin e saj, ajo shpreh dhimbjen për humbjen e bashkëshortit, duke theksuar se ai ishte një njeri i drejtësisë dhe i lirisë, i cili, sipas saj, u privua padrejtësisht nga jeta.

“Sot u bënë 21 vjet nga ikja jote. Nuk donin që ti të jetoje, sepse ishe i drejtë dhe luftoje për lirinë e drejtësinë”, shkruan Enkela Xhemaili, duke shtuar se beson se drejtësia do të triumfojë dhe secili do ta marrë vlerësimin që i takon.

Ajo shpreh edhe shqetësimin për mënyrën se si, sipas saj, emri dhe trashëgimia e komandantit “Rebeli” janë përdorur nga individë të ndryshëm ndër vite, duke nënvizuar se historia nuk mund të zëvendësohet me pretendime apo vetëshpallje.

HW

Megjithatë, mesazhi i saj mbetet mbi të gjitha një homazh për figurën e Muhamet Xhemailit, për të cilin ajo thotë se vazhdon të jetojë në zemrat e familjes, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën kontributin e tij.

“Emri dhe kontributi yt nuk harrohen kurrë. Sot të gjithë jetojnë në liri falë teje dhe gjithë dëshmorëve të këtij vendi. Ne jemi krenarë me ty. Je dhe do të mbetesh i pavdekshëm, sepse familja jote çdo ditë e më shumë po rritet dhe ti jeton në zemrat tona. Lavdi veprës dhe gjakut tënd, Komandant ‘Rebeli'”, përfundon mesazhi i saj.

Muhamet Xhemaili – “Rebeli” kujtohet si një nga luftëtarët që dha kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës, ndërsa përvjetori i tij shërben si një moment reflektimi për sakrificën e të gjithë atyre që ranë në përpjekjet për liri dhe pavarësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.