UBT

45 vjeç, mosha “e duhur” për të vdekur nga duhani

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Mosha mesatare është cilësuar si periudha ku njerëzit kanë mundësitë më të shumta për të vdekur si rrjedhojë e kancerit nga pirja duhanit.

Meshkujt dhe femrat rreth moshës 45 vjeçare kanë mundësitë më të mëdha që të vdesin në këtë moshë nëse pijnë duhan dhe ajo është cilësuar si mosha e “duhur” nëse nuk i jepet fund pirjes së tij.

Alarmi në fjalë u ngrit nga një studim i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Feinberg School of Medicine të Northwestern University, ku u theksua se duhanpirësit e seksit mashkull kanë 75% mundësi të vdesin nga kanceri në raport me personat që nuk pijnë duhan.

Në të njëjtën kohë edhe femrat duahnpirëse rrezikojnë me 64% që të vdesin në këtë moshë, shkruan noa.
Si rrjedhojë në përfundimet e studimit u theksua se të dy sekset kanë rrezik të madh për të vdekur në moshën 45 vjeçare.

Mobi Casa

Studimi në fjalë i publikuar në versionin online të “Cancer Causes and Control”, është i pari që ka përdorur të dhëna të mbledhura nga shënimet epidemiologjike të SHBA, që përfshijnë meshkuj dhe femra të moshës mesatare dhe të moshuar.

Synimi i studimit ishte krahasimi i vdekshmërisë dhe lidhja me kancerin e shkaktuar nga duhani, duke u shmangur personat me kompleksitet nga sëmundje kardiovaskulare si në radhët e personave që pinin duhan edhe në radhët e të tjerëve.

Theksohet se kanceri në mushkëri nuk ishte i vetmi i shkaktuar nga duhani, por se sëmundjet nën ndikimin e duhanit komplikoheshin më tej dhe çonin deri në vdekje në moshë të re.