RCCOLA

40 vjet burg për vrasësin e fëmijës në Miratoc

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Autoritetet gjyqësore serbe kanë shqiptuar dënimin prej 40 viteve për Refik. Z (26 vjeç) nga fshati Miratoc i Preshevës për vrasjen para dy viteve të fëmijës gjashtë vjeçar Nijazi Ibrahimi.

Vrasja ka ndodhur para dy viteve në afërsi të shtëpisë së fëmijës viktimë, kur vrasësi tashmë i dënuar kishte mashtruar 6 vjeçarin duke e dërguar në një fermë dhe duke e masakruar.

Eco Higjiena

Pas kryerjes së vrasjes, vrasësi ka mbuluar ate me një qese dhe me një derë sipër. Ai menjëherë ka ikur në shtëpinë e tij, duke u ndjerë në gjendje normale, raporton INA.

Vrasja makabre ka shqetësuar atëkohë banorët e Luginës së Preshevës, ndërsa vrasësi bëhet e ditur se ka pasur probleme mentale./Indeksonline/