Eko Higjiena

4 vjet burg kosovarit, ka dhunuar gruan në prani të fëmijëve

/ 3 minuta lexim

Lista e akuzave që e ngarkojnë 32 vjeçarin sipas gjykatës fillon me përdhunimin e shumëfishtë, kërcënimin e shumëfishtë, shkeljen e detyrimit për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, rrahje të shumëfishtë , vjedhje e deri te deliktet e vogla pasurore.

I dënuari ka pranuar disa shkelje të vogla ndërsa ka hedhur poshtë me vendosmëri akuzat për përdhunimin e bashkëshortes de për kërcënimin me vdekje të asaj dhe të vajzës.”Kurrë nuk do të mund t`u bëja diçka të tillë fëmijëve të mi”, ka theksuar ai para trupit gjykues. Ai ka thënë më tutje se supozon që gruaja, duke dashur ta heq qafe, e ka ngarkuar atë me akuza të rreme.

Ndonëse ka pasur shpeshherë konflikte në mes të bashkëshortëve, ai nuk e ka përdhunuar gruan e tij asnjëherë, ka thënë ai. Dhe ka shtuar se ajo e ka provokuar shpesh pasi që ai në atë kohë konsumonte drogë, shkrua st.galler tagblatt, raporton Albinfo.

Në këtë kuptim, ka mundësi që t`i ketë rrëshqitur ndonjë kërcënim por ai kurrë nuk i ka menduar ato seriozisht.
Nga ana e saj bashkëshortja, në cilësinë e viktimës ka përshkruar në mënyrë të detajuar se si ajo në një natë të shkurtit 2012 ishte përdhunuar nga bashkëshorti i saj i dehur, në një kohë që fëmijët ishin të pranishëm në dhomën e fjetjes.

Eco Higjiena

Kur njëri nga fëmijët kishte dashur të ndihmonte nenën, ai e kishte kapur dhe e kishte hedhur me forcë në dhomën tjetër.
Përfundimisht ka qenë vjehrri, i cili ndodhej po ashtu në banesë, ai që ka ndërhyrë. Ndërkaq, ka shtuar bashkëshortja, burri i saj edhe para kësaj nate i ka rrahur disa herë fëmijët, e ka përdhunuar atë dhe i ka kërcënuar me vdekje të gjithë.

Në vitin 2011 ai kishte marrë një dënim që e kishte vuajtur me akuzën se për çdo ditë ai e tërhiqte gruan për flokësh duke i shkaktuar dhembje. Një ekspertizë e bërë kishte konstatuar se rreziku nga përsëritja e dhunës ishte i madh.

Në shqiptimin e dënimit, Gjykata e Qarkut ka ndjekur kërkesën e prokurorisë. Krahas dënimit me 4 vjet burg, ajo ka shqiptuar edhe një gjobë prej 1000 frangash .

Avokatja e të dënuarit nga ana e saj kishte kërkuar maksimalisht 2 vjet e gjysmë burg për klientin e saj. I dënuari detyrohet që po ashtu të paguajë dëmshpërblim dhe zhdëmtim edhe për gruan dhe fëmijët. Ndërsa shpenzimet e procedurës janë llogaritur në më shumë se 60 mijë franga, shumë kjo që duhet po ashtu të paguhet nga i dënuari.
Në rast se ai nuk ushtron ankesë brenda 30 ditësh, vendimi bëhet i plotfuqishëm. Supozohet se pas vuajtjes së dënimit, bashkëshorti i dhunshëm, i cili kishte ardhur në Zvicër si 16 vjeçar, do të detyrohet të lëshojë Zvicrën, shkuan gazeta.