Hidromorava

4 të vdekur nga gripi i derrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gripi sezonal dhe ai A H1N1, i cili në vend njihet edhe si gripi i derrave, po vazhdojnë të jenë të përhapura në vend. Statistikat e fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë tregojnë se deri më tani 6 persona kanë vdekur prej gripit, ku 4 prej tyre kanë qenë të prekur me gripin A H1N1. Drejtorë të spitaleve regjionale në vend kanë thënë për gazetën se kohëve të fundit është shtuar numri i pacientëve me grip, të cilët kanë kërkuar trajtim nëpër spitale, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjashtë pacientë të prekur me grip në Kosovë, 4 prej tyre nga ai A H1N1 dhe dy me influencën A (Virus, shkaktari më i shpeshtë i gripit), kanë vdekur që nga data 1 tetor e vitit të kaluar e deri më tani, derisa mijëra persona të tjerë po vazhdojnë të jenë të prekur me grip, konkretisht me atë sezonal.

FIDANISHTJA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se për më pak se 5 muaj janë raportuar mbi 26 mijë raste të dyshimta me grip, si dhe mbi 4 mijë raste me infeksione.

“Nga 1 tetori në Institutin Kombëtar janë raportuar gjithsej 26.822 raste të dyshimta në grip, 4.434 raste me infeksion respirator akut dhe 34 raste me infeksion të rëndë respirator akut. Në laboratorët e qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK deri më 15 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 480 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 141 raste rezultojnë pozitive në Influencën Tip A. Pra në qarkullim gjendet virusi i Gripit A, prej të cilave 62 mostra rezultojnë pozitive në AH1pdm09”, kanë bërë të ditur zyrtarë nga ky institut ditë më parë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.