RCCOLA

4 shqiptarë paditen për serinë e plaçkitjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga policia e Graubündenit është konstatuar se ata kanë kryer gjashtë plaçkitje dhe dy tentime plaçkitjeje

Policia Kantonale e Graubündenit ka sqaruar autorësinë e një serie plaçkitjesh të natës që ishin kryer në lokalitete të ndryshme në këtë kanton. Fjala është për katër persona nga Shqipëria, për të cilët është konstatuar se kanë kryer gjashtë plaçkitje dhe dy tentime plaçkitjeje, kanë njoftuar të premten autoritetet policore të kantonit.

Të gjitha këto akte kanë ndodhur në mes të gushtit dhe tetorit të vitit 2012 në fshatrat Andeer, Lostallo, Leggia, Mesocco, Summaprada dhe Thusis.

Uji Dea

Grupi prej katër meshkujve që zakonisht ka vepruar në treshe, përbëhet nga një 34 vjeçar, një 32 dhe një 29 vjeçar. Ndërsa vetëm në dy sulme, në Lostallo dhe në Leggia, në vend të 29 vjeçarit ka marrë pjesë një 23 vjeçar.

Në shumicën e rasteve grupi ka plaçkitur banesat. Duke hulumtuar nëpër dhoma, ata kanë gjetur dhe kanë përvetësuar para të gatshme dhe stoli në vlerë prej rreth 35.000 frangash.

Në fund të muajit tetor ata janë kapur në kantonin e Tesinës dhe i janë dorëzuar Policisë së kantonit të Graubündenit. Që të katërt kanë pranuar veprën dhe prokuroria e Graubündenit ka ngritur padi ndaj tyre.(albinfo)