HW

4 mijë familje më pak përfitojnë nga skema sociale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

4,313 më pak familje janë përfituese nga skema sociale, krahasuar me një vit më parë.

Kështu thonë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga raporti i publikuar për muajin qershor.

UBT

“Në muajin qershor 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21,131 familje me gjithsej 83,363 anëtarë, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022) që ishin 25,444 familje me gjithsej 100,395 anëtarë. Ka një rënie të numrit të familjeve përfituese nga kjo skemë për 4,313 ose 17,0%”, thotë raporti.N

ë anën tjetër është regjistruar rritje e numrit të përfituesve nga skema e pensioneve.“Në muajin qershor 2023, krahasuar me muajin qershor 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (23.6%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (11,0%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,1%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,7%); skema e kompensimeve për personat e verbër (2,2%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (1,7%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (0,3%); dhe skema për veteranët e luftës (0.0%)”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.