Fidanishtja

39-vjeçari vdes me motor, nuk i gjendet zemra

/ 2 minuta lexim

Një aksident i mistershëm ka ndodhur në mes të qytetit, një emigrant, është gjetur i vdekur pas përplasjes me motorin e tij, por zemra i mungonte!

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë noa.
Fakti është përcjellë plot makth nga banorët e zonës që thonë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë.

Ata flasin për trafik organesh dhe shprehen se ky precedent i frikshëm mund të shndërrohet në proces të përsëritur për të fituar para me një mënyrë të tillë.

UBT

Emigranti nga Gjeorgjia jetonte dhe punonte prej disa kohësh në Selanik. Natën duke hyrë dita e diel ai ka qenë duke shkuar në shtëpi kur ka pësuar aksident me motor duke u përplasur me një shtyllë anës rrugës.

Policia kur ka mbërritur në vendngjarje, e gjeti të vdekur, por edhe me zemër të shkulur.

Policia thotë se ka dyshime të forta për një grup trafikantësh kriminalë nga Gjeorgjia që veprojnë në Selanik.
Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë zjarri, por nuk është ende e qartë pse ajo gjendej aty pasi viktima nuk kishte plagë qitjeje plumbash.