Fundamenti

36 vjedhje për 3 muaj: 4 vjet burg për shqiptarin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Numri i madh i vjedhjeve dhe shuma e përfituar nga to, sipas akuzës, e hedhin poshtë pretendimin e tij se kishte vjedhur vetëm për ushqim.

Të enjten i është shqiptuar dënimi me 4 vjet heqje lirie një shtetasi shqiptar, të cilin gjykata e qarkut e Badenit e ka gjetur fajtor për 36 vjedhje. I ballafaquar me akuzën, i riu 25 vjeçar, i cili në Zvicër ka qëndruar ilegalisht, ka pranuar pjesërisht veprat por duke thënë vazhduimisht se ato i ka kryer “për bukën e gojës”.

Prokuroria, në listën e delikteve që ia ka ngarkuar atij, i ka regjistruar plot 36 shtëpi të plaçkitura brenda periudhës nëntor 2011- shkurt 2012. Vjedhjet janë realizuar në kantonin e Aargaut dhe në atë të Cyrihut.

Shuma e përgjithshme e vjedhur nga 25 vjeçari vlerësohet në rreth 125 mijë franga. Ndërsa dëmet e shkaktuara gjatë aksioneve të tij, llogariten të kenë qenë rreth 50.000 franga.

Në muajin nëntor 2011 ai kishte ardhur ilegalisht në Zvicër, siç ka thënë, për të gjetur punë. Për këtë udhëtim, shtetasi shqiptar kishte shfrytëzuar një pasaportë të falsifikuar greke.

Uji Dea

Por, me të arritur në Zvicër, tashmë i dënuari, i është “përveshur punës” duke kryer njërën vjedhje pas tjetrës. Numri i madh i vjedhjeve dhe shuma e përfituar nga to, sipas akuzës, e hedhin poshtë pretendimin e tij se kishte vjedhur vetëm sa për të siguruar ushqimin. Ka ndodhur e kundërta, paratë e vjedhura ai i ka shpenzuiar në lojëra fati, ka pohuar prokurori i çështjes.

Prokurori ka kërkuar dënim prej 4 vjet e gjysmë për shqiptarin e ri, shkruan “Aargauer Zeitung”. Këtë pretendim ai e ka mbështetur në faktin se i akuzuari, përveç që ka kryer 36 delikte në Zvicër, para kësaj ka qenë i dëbuar nga Italia pasi që atje ishte deëuar me 6 muaj burg me kusht për një tentim grabitjeje.

Avokati, në cilësinë e mbrojtësit zyrtar, ka qenë i mendimit se klienti i tij të marrë një dënim prej më së shumti tre vjetësh burg. “Ai ka pranuar pjesërisht veprën dhe turpërohet për ato që i ka bërë. Veç kësaj, për disa delikte mungojnë dëshmitë”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër trupi gjykues, pasi i ka numëruar të gjitha deliktet e bëra, duke përfshirë këtu, veç vjedhjeve, edhe prishjen e qetësisë, falsifikimin e dokumenteve dhe hyrjen ilegale në Zvicër, i ka shqiptuar atij një dënim prej 4 vitesh burg.

Në këtë masë dënimi llogaritet edhe koha e kaluar në burg nga shkurti i vitit 2012. Pas vuajtjes së dënimit, shtetasi shqiptar do të dëbohet në Shqipëri.(albinfo)