Fundamenti

36 aktakuza të ngritura kundër 45 personave në Anamoravë, sërish prijnë vjedhjet e shërbimeve

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit si dhe janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër katër dhjetë e pesë (45) personave për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, se një (1) person ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, se një (1) person ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.

Fidanishtja

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetë e gjashtë 36) aktakuza kundër katër dhjetë e pesë (45) personave për vepra të ndryshme penale.

Shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër Shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrbandimi i mallrave”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Vjedhja e rëndë dhe Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi dhe Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor, Kanosje dhe Mospërfillja e gjykatës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë, Dhunë në familje, Mospërfillja e gjykatës dhe Kanosje”,
Një (1) aktakuzë tre (3) personave për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/