Fundamenti

352 mijë objekte pa leje, 400 aplikacione për legalizim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aplikimi për legalizim të ndërtimeve pa leje ka nisur më 16 shtator të vitit 2015 dhe afati i fundit për aplikim është data 16 mars 2016. Nga 352 mijë e 836 ndërtime, aq sa është numri i atyre që janë regjistruar në regjistrin shtetëror në tërë territorin e Kosovës, deri më tani për legalizim kanë aplikuar rreth 400 palë.

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje nuk po del ashtu siç është llogaritur nga shteti.

Nga 352 mijë e 836 ndërtime, aq sa është numri i atyre që janë regjistruar në regjistrin shtetëror në tërë territorin e Kosovës, deri më tani për legalizim kanë aplikuar rreth 400 palë.

FITORJA

Aplikimi për legalizim ka nisur më 16 shtator 2015 dhe afati i fundit për aplikim është data 16 mars 2016. Sipas kësaj ecurie, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me komunat, do të detyrohet që të shtyjë edhe më tej fazën e aplikimit për legalizim.

Sipas njohësve të planifikimit hapësinor problemi kryesor është te kërkesat që i ka vendosur si kriter për aplikim Qeveria.

“Problemi kryesor qëndron në kërkesat për legalizim që nuk përkasin me realitetin dhe gjendjen faktike, e sidomos kërkesat për projekte me përmbajtje që vështirë janë të zbatueshme dhe me kosto të madhe. Vetë UNESCO në një raport këshillues për vendet e Ballkanit ka sugjeruar lehtësime në procesin e legalizimit, e Kosova aplikon kritere të pazbatueshme që gjenerojnë kosto dhe punë të panevojshme. Ministria duhet të ndryshojë kritere ashtu siç ka premtuar e jo të eksperimentojë”, ka thënë arkitekti Valdet Osmani, i cili më herët ka qenë kritik edhe në përpilimin e Ligjit për Legalizim./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.