Uji Dea

347 raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 347.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

KKVITI

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.083 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.338 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/