Fundamenti

33 milionë euro për pikturën e Picassos

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këtë shumë (41.1. franga) për pikturën “Gruaja ulur pranë dritares”, e ka ofruar një blerës anonim, njoftojnë në Sotheby`s.

Piktura e njohur e Picassos-s “Gruaja ulur pranë dritares”, është shitur të martën në shtëpinë ankandeve Sotheby`s të Londrës për një çmim prej 41.1 milionë frangash (33 milionë euro). Këtë shumë e ka ofruar një blerës anonim, njoftojnë në Sotheby`s.

Uji Dea

Piktura është pjesë e një serie në të cilën Pablo Picasso ka portretuar muzën e tij të dashur Marie Therese Walter dhe ia ka prezantuar opinionit. Kjo vepër monumentale deri më tash ka qenë pronë e një koleksioni privat artistik, për identitetin e të cilit Sotheby po ashtu nuk ka dhënë informacion.

Në ankandin e artit impresionist dhe modern në Londër janë shitur të martën edhe vepra të artistit austriak Egon Schiele. Piktura “Çift dashnorësh ( autoportret me Wally-n) është shitur për rreth 11.4 milionë franga (rreth 8 milionë euro). Ka qenë ky çmimi më i lartë që është paguar ndonjëherë deri më tash për një pikturë të Schiele-s të realizuar në letër.(albinfo)