Fidanishtja

30 ditë paraburgim për Tahir Dalipin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, Ilmi Dalipi i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit kryesor në therjen me thikë të Liridon Dushicës, Tahir Dalipit (1989).

Lajmin e ka konfirmuar për Rajoni Press , kryeprokurori i Qarkut në Gjilan Jetish Maloku. Ndryshe prokuroria kishte ndaluar edhe dy të dyshuarit e tjerë , Arton Maliqi(1991), dhe Valon Behluli (1992),por në mungesë të provave ata janë liruar nga arresti, por jo edhe nga ndjekja e hetimeve.

Uji Dea

Kryeprokurori publik i Qarkut Jetish Maloku tha se Tahir Dalipit i është caktuar kjo masë pasiqë ai e ka pranuar veprën penale dhe ka pranuar se ka marrë pjesë në therjen me thikë të Liridon Sylë Dushicës, nga Gjilani, i moshës 21- vjeçare,i cili u qëllua me thikë për vdekje natën e së shtunës, në kohën kur po qëndronte në një kafiteri afër kompleksit të Shkollave të Mesme në Gjilan. Maloku tha se hetimet e para kanë sjellur deri tek gjetja e thikës e cila është dërguar menjëherë për ekspertizë.

Ky rast e ka tronditur Gjilanin dhe sipas Malokut, Prokuroria e Qarkut në koordinim me të gjithë sektorët e sigurisë do të marrin masa urgjente për ta siguruar jetën e qytetarëve e në veçanti për të shtuar kontrollin afër shkollave të mesme./rajonipress.com/