RCCOLA

30 ditë paraburgim për Momçillo Stojiqin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykatësja e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjilan , Emine Salihu i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Momçillo Stojiqit nga Poneshi i Gjilanit i dyshuar për veprën penale “ndihmë në vrasje” dhe armëmbajtje pa leje”.

I dyshuari i parë për vrasjen e Adem Byqmetit në Ponesh të Gjilanit, Momçillo Stojiq i është caktuar masa e paraburgimit prej ditësh nga ana e gjykatëses së procedurës paraprake Emine Salihu konfirmoj për rajonipress Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan.

Mobi Casa

Haziri tha se Stojiq dyshohet për veprat penale “ndihmë në vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas tij paraburgimi prej 30 ditësh Stojiqit i është caktuar me kërkesën e Prokurorisë Themelore për krimet e rënda në Gjilan./rajonipress/