Mobi Casa

30 ditë paraburgim për Isuf Berishën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Gjilan Ilmi Dalipi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit Isuf Berisha nga Kamenica i dyshuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim Isuf Berishës (1960) nga Kamenica nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Uji Dea

Gjykatësi i procedurës paraprake Ilmi Dalipi tha për rajonipress se Isuf Berishës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Berisha dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht të miturën F.L., duke e kontaktuar në fillim, e pastaj duke e mbyllur në lokalin e tij tregtar.

Ndryshe Isuf Berisha është arrestuar nga Policia e Kosovës këtë të marte në lokalin e tij tregtar në Kamenicë, ndërsa para gjykatësit rastin e ka quajtur montim, duke akuzuar të miturën se e ka penguar në punë, për shkak të problemeve që ajo ka./rajonipress/