UBT

3 vjeçari shqiptar në Zvicër pushton instagramin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

“Për ne si prindër kjo është gjëja më e rëndësishme, që Ardi të jetë i lumtur”, theksoi ai. “Kur ai nuk dëshiron të pozojë, ne e respektojmë dëshirën e tij”, thotë babai i Ardit.

Me poza perfekte dhe me veshje të dizajnuara, djaloshi i vogël shqiptar ka arritur mbi 45 mijë fansa. Këtu nuk po flasim për ndonjë model të njohur re te rritu, por për një 3 vjeçar nga Berna, i cili quhet Ardi.

Ai nuk është bir i ndonjë çifti të Hollivudit, por fëmijë i një çifti të thjeshtë që jeton në Bernë të Zvicrës. “Ardi më shumë se gjysmë ore e kalon duke bërë fotografi, pjesën tjetër të ditës e kalon duke luajtur”, thotë babai i Ardit, Kushtrimi, për gazetën zvicerane, 20min.ch, përcjell “albinfo.ch”.

33 vjeçari shqiptar thotë se ai mundohet që çdo gjë të shkojë mirë për djalin e tij. “Për ne si prindër kjo është gjëja më e rëndësishme, që Ardi të jetë i lumtur”, theksoi ai. “Kur ai nuk dëshiron të pozojë, ne e respektojmë dëshirën e tij”.

Mobi Casa

Marka të njohura interesohen për Ardin.

Si e arriti Ardi këtë famë në instagram, nuk e di as vet Kushtrimi “Në fakt, gruaja ime dëshironte të hapte një konto në instagram për Ardin që të grumbullojë të gjitha fotot e tij më një vend”, tregon ai. Gradualisht ka marr shumë pëlqime dhe çdo ditë e më shumë i janë shtuar me qindra fansa në fotografitë e tij. “Edhe mediet shqiptare tashmë e kanë zbuluar Ardin”.

Tashmë prindërit e Ardit, Kushtrimi dhe Blerina duhet të kujdesen për pamjen e djalit të tyre. “Gruaja ime ka punuar një kohë të gjatë në një butik dhe ajo e di edhe si t`i kombinojë veshjet” thotë Kushtrimi. Përveç kësaj, firma të njohura tashmë kanë vrenjtur fotografitë e Ardit në Instagram. “Një dizajner, Mr. Rex (Rexhep Zylfiu) ka dizajnuar një mantel për Ardin”, shprehet babai i Ardit, Kushtrimi, njofton “albinfo.ch”.

Djali i vogël tashmë e ka një rrugë të hapur përpara vetes në biznesin e modës, nëse ai dëshiron. Por pavarësisht se çfarë ai dëshiron të bëhet në të ardhmen, prindërit e tij do ta përkrahin dëshirën e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.