Uji Dea

3 vjeçar dhe “shofer”!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shëtinë e vogëlushit 3 vjeç e ka ndalur vetëm një gardh në të cilin është përplasur makina e ngarë nga ai

Derisa e ëma po flinte, vogëlushi 3 vjeç nga Wunstorfi, afër Hanoverit në Niedersachsen të Gjermanisë ia vjedh asaj çelësat, shkon te makina dhe ia del ta ndezë atë. Shëtinë e tij e ndal vetëm një gardh në të cilin përplaset makina e ngarë nga picirruku. Ai e kishte ngarë atë nga mbrapa, ka njoftuar policia e Hanoverit.

Fundamenti

Duket se, për të vënë në veprim pedalet e gasit dhe të frenave, 3 vjeçari, për shkak të vogëlsisë së tij është ulur i tëri në hapësirën për këmbët e shoferit.

Fqinjët që e kishin parë shoferin e vogël, e kanë nxjerrë atë të palënduar nga makina dhe e kanë dërguar te e ëma. Dëmet që u ka shkaktuar ai veturës, gardhit dhe dy shenjave të komunikacionit arrijnë në 4500 euro.(albinfo.ch)