3 të vdekur në një aksident në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.
Si pasojë e goditjes me makinë të dy biçikletave kanë humbur jetën dy gratë që udhëtonin me to.
Ndërkohë që makina më pas është përplasur dhe me një shtyllë duke shkaktuar dhe vdekjen e drejtuesit të mjetit dhe plagosjen e pasagjerit që ndodhej në të.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit pranë Urës së Bunës. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e viktimave.
Ndërkohë që aksidenti është shkaktuar nga një automjet tip ‘Reno Clio’ me targa AA 140 DX. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Indeksonline/