ARKATANA

28 nëntori në Luginë do të shënohet me protestë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Festa e flamurit kombëtar shqiptarë në Luginë edhe këtë viti do të shënohet duke protestuar për të gjitha pakënaqësitë që janë duke iu bërë popullatës shqiptarë të këtij rajoni.

Kuvendi Komunal i Preshevës të enjten më 28 nëntor do të mbajë seancë për nderë të kësaj feste dhe sipas burimeve të Titullit këshilltarët komunal do të aprovojnë një deklaratë me kërkesa konkrete për zgjidhjen e shumë problemeve të grumbulluara më dekada të tëra.

Të njëjtat burime flasin se deklarata do t’i drejtohet organeve qeveritare dhe atyre ndërkombëtare në Beograd, ku do të kërkohet si shumë herë të tjera zgjidhja e problemeve politike, ekonomike dhe atyre të sigurisë në Luginë të Preshevës.

UBT

Menjëherë pas saances, në orën 12:30, do të zhvillohet tubimi protestues në Sheshin e Dëshmorëve në Preshevë, para objektit të komunës.

Të martën Këshilli Komunal i komunës së Preshevës në mbledhjen e vet të rregullt ka formuar edhe këshillin organizativ për shënimin e festës së 28 Nëntorit – ditës së flamurit kombëtarë.

Ky këshill organizativ ka angazhuar forumet rinore të të gjitha subjekteve politike në mbarëvajtjen e protestës, ndërsa njëherit bëhet ftesë për pjesëmarrje masovike në protestën e 28 nëntorit./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.