UBT

270 mijë të papunë në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka prezantuar të arriturat gjatë vitit 2012, ku është përmendur hapja e afër 8 mijë vende të punës, të cilat edhe pse me kontrata afatshkurtra ato, u tha se po kthehen në afatgjate.

Kjo ministri në evidencat e saja i ka afërsisht 270 mijë të papunë në Kosovë kështu që nga krye objektivat për vitin 2013, është paraparë të jetë ulja e numrit të papunëve në Kosovë.

Ministri i MPMS-së, Nenad Rashiq, gjatë një konference për media, ka paraqitur të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2012 si dhe objektivat e kësaj ministrie për vitin 2013.

Sipas tij, gjatë viti 2012 janë punësuar mbi 7 mijë e 100 qytetarë

“Siç e dini çdo vit kemi diku rreth 8 mijë të punësuar me ndërmjetësim në zyrat lokale dhe rajonale të punësimit. Kemi arritur që ne vet të krijojmë 7 116 vende të punës ku ne në korrespodencë me bashkëpunëtorët – punëdhënësit lokal kemi arritur që personat që kanë qenë të punësuar, t’i kemi me kontrata të rregullta apo kontrata afatgjata”, ka thënë Rashiq.

Ligji për pensionet është një element kryesor në këtë gjë që, sipas ministrit, pa aprovimin e këtij Ligji gjithçka do të mund shkonte në një dimension tjetër.

Ai ka siguruar se me këtë ligj do të bëhet edhe kategorizimi i pensionistëve, duke shtuar se ata duhet të dëshmojnë atë se në cilën kategori janë me kualifikim të nivelit të ultë apo të lartë, apo akademik.

Mobi Casa

Gjithashtu, ai ka thënë se punëtorët kosovar në fillim të vitit 2013 mund të kenë shpresën të kenë një pagë minimale e cila është arritur rrethanat e Kosovës.

Ministri Rashiq ka thënë se Kosovës i duhet një punësim i qëndrueshëm. Duke folur për këtë ai ka shprehur besimin se në Kosovë nuk janë më shumë se 270 mijë persona të papunë.

“Numri zyrtar, të regjistruar si të papunë, është rreth 270 mijë që do të thotë prej themelimit të ministrisë 2002 kemi pas grumbullim të gjitha informatave. Afërsisht 270 mijë punë kërkues, prej 101 mijë janë punëkërkuesit aktiv dhe diferenca është se 169 mijë janë pasiv. Të gjithë jemi profesionist dhe nuk kemi dëshmi që papunësia është më e madhe se 270 mijë punë kërkues”, ka thënë ministri.

Një prej problemeve pse Kosova nuk mund të bashkëpunoj me shtetet e Bashkimit Evropian për punësim sezonal, sipas ministrit, është legjislacioni i BE-së që nuk e lejon një gjë të tillë, përveç me ndonjë shtet.

Ministri Rashiq ka thënë se Ligji i punës nuk ka dështuar përkundrazi ka përmendur mbi 7 mijë inspektime që janë bërë nga Inspektorati i punës për të parë punën në terren.

Kjo ministri në vitin 2012 për punësim me anë projektesh të ndryshme, ka bashkëpunuar më shumë me UNDP, Lux Development, Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Bankën Botërore dhe disa të tjera. /kosovapress/