Fundamenti

27 vjet nga ofensiva serbe mbi popullatën e fshatit Gjylekar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit serb në fshatin Gjylekar, janë zhvilluar aktivitete përkujtimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zv. kryetari komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, përfaqësues të Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues nga organizata të dala nga lufta e UÇK-së, banorë të fshatit Gjylekar dhe të tjerë.

Fillimisht, në orët e paradites janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Viti për të vazhduar me homazhe në varrezat e martirëve në Stubëll të Ulët.

Mobi Casa

Gjithashtu u prezantua edhe një ekspozitë me fotografi dhe materiale nga ngjarjet e 15 prillit 1999, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë ditës së sotme në sallën e pritjes në Gjylekar.

Këto aktivitete u organizuan nga Këshilli i fshatit Gjylekar, me qëllim të ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike dhe u mbështet edhe nga komuna e Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.