Hidromorava

27 familje nga Medvegja të interesuara për ndërtim të shtëpive

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Medvegje – Të dielën, me datën 15 dhjetor, në ora 24, zyrtarisht është mbyllur konkursi i Fondit Humanitar të Luginës së Preshevës për ndërtimin e 100 shtëpive në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Deri me këtë datë, 27 familje të komunës së Medvegjës të cilat gjeneralisht i plotësojnë kushtet e konkursit kanë aplikuar, ka bërë të ditur personi i autorizuar për komunën e Medvegjës, Fehmi Beha.

Gjithashtu, të dielën është emëruar edhe komisioni i cili do të funksionojë pranë Fondit Humanitar që do të shqyrtojë kërkesat e qytetarëve të komunës së Medvegjës, me të cilin do të kryesojë z. Dul Krasniqi, nga Svirca, me qëndrim të përkohshëm në Austri, tha z. Beha.

Uji Dea

Ai shtoi se pas shqyrtimit të kërkesave do të vendoset saktësisht se sa shtëpi do të ndërtohen në çdo komunë të Luginës së Preshevës. Ndërtimi do të zhvillohet në 5 faza gjatë 5 viteve të ardhshme. Konform prioriteteve do të bëhet edhe ndërtimi i shtëpive, kështu që në fazën e parë prioritet do të kenë familjet më të rrezikuara. Kjo fazë pritet të fillojë në pranverë të vitit 2014.

Sipas z. Beha, fatkeqësisht, asnjë familje e zhvendosur nga Medvegja në Kosovë nuk ka shprehur interesim për të aplikuar, gjegjësisht për t’u kthyer me familje. “Më vjen keq për të gjithë ata që u interesuan për t’ju ndërtuar vila, të cilëve nuk patëm mundësi t’ju dalim në ndihmë, por kriteret e Fondit Humanitar janë të tilla, strikte, që shtëpitë t’ju ndërtohen vetëm atyre të cilët jetojnë me familje apo dëshirojnë të kthehen me familje. Uroj familjet të cilat do të përfitojnë ndihma, ndërsa shpresoj që gjatë këtyre 5 fazave të përfshihen së paku 80% të aplikuesve nga Medvegja”, tha z. Beha./Shkruan: Fidan Kosumi-medvegja.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.