27 aktakuza të ngritura kundër 29 personave

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, derisa dominojnë veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”
Nëntëmbëdhjetë (19) kundër nëntëmbëdhjetë (19) për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”./rajonipress/