UBT

26 mësimdhënës të fshatrave të Kamenicës e dërgojnë Qëndron Kastratin në Prokurori

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të përballet në Gjykatë me 26 mësimdhënës të fshatrave të Kamenicës. Mësimdhënësit e këtyre fshatrave kanë dërguar kallëzim penal ndaj Kastratit në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Kallëzimi penal në emër të këtyre mësimdhënësve është dorëzuar nga Alaxander Borg Olivier nga Zyra Ligjore ABOliver Associates me seli në Prishtinë.

Hidromorava

E gjithë kjo ka ndodhur pasiqë nga viti 2019 Kastrati në emër të reformës në arsim ka mbyllur shkollat e këtyre fshatrave duke lënë nxënësit pa qasje në shkollat e tyre. Për këto reforma u anuluan nga Ministria e Arsimit e cila ktheu në shkolla plot 441 nxënës në pesë fshatra të kësaj komune. Ne po ju botojmë kallëzimin penal të 26 mësimdhënësve ndaj kryetarit Kastrati./rajonipress/