Uji Dea

26 gra u bënë deputete me vota, 13 me kuotë gjinore

/ 2 minuta lexim

39 nga 120 është numri i grave deputete në legjislaturën e Vll të Kuvendit të Kosovës. Vetëm 13 nga 39 deputete të legjislaturës së Vll-të janë bërë pjesë e Kuvendit me respektim të kuotës gjinore.

KDI vlerëson se kuota zgjedhore duhet të vazhdojë të përfillet derisa partitë të vetëdijesohen për barazi.

Vetëm 13 nga 39 gratë deputete të legjislaturës së Vll të Kuvendit të Kosovës janë bërë pjesë e Kuvendit me respektim të kuotës gjinore. 26 kanë arritur që me vota ta marrin mandatin.

Instituti Demokratik i Kosovës e vlerëson si pozitiv këtë fakt. Sipas Blerta Aliut, votuesi ka qenë më i emancipuar për t’i besuar grave në këto zgjedhje. Përkundër kësaj, Aliu thotë se kuota gjinore duhet të mbetet në fuqi.

“Ne konsiderojmë se kuota gjinore duhet të qëndrojë edhe për një kohë derisa partitë politike hezitojnë të japin lista 50/50 që të kenë dy gjinitë shansin e barabartë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Blerta Aliu.

Eco Higjiena

Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës e përkrahin legjislaturën e re të grave deputete në Kuvendin e Kosovës. Sipas Igballe Rugovës, janë disa pika në të cilat deputetet duhet të fokusohen këtë mandate.

“Në Kosovë akoma është problem dhuna në baza gjinore. Ne kemi lobuar edhe në parlamentin e kaluar që strehimoret të kenë buxhetin e përhershëm që gratë të mos torturohen për të gjetur një vendstrehim. Këto gra të përfshihen edhe në programe ri integruese. Mirëqenia e gruas do të thotë mirëqenie e familjes”, deklaroi Igballe Rugova.

Nga 39 deputetet e ardhshme të Kuvendit, 11 prej i takojnë GP të VV, 9 të LDK-së, 8 PDK, 5 AAK-PSD, 3 Lista serbe dhe 3 nga komunitetet.

Sistemin e kuotave në Kosovë për herë të parë e pati aplikuar Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në vitin 2000. Në bazë të një rregulloreje kërkonte që së paku 30 për qind të kandidatëve në listat e partive të jenë të gjinisë femërore. /Telegrafi/