UBT

250 familje nga asistenca sociale përfitojnë prej shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, kanë bërë sot shpërndarjen e ndihmave humanitare me mish të kurbanit për 250 familje nga lista e asistencës sociale.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, ka falënderuar shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, për mbështetjen dhe aksionin humanitar, duke potencuar se familjet e përzgjedhura janë rastet më të rënda që janë në asistencën sociale.

Hidromorava

“Me këtë shoqatë kemi bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithmonë jo vetëm në raste të festave, janë mbështetësit më të shpeshtë që shpërndajnë ndihma, pako ushqimore dhe higjienike, në shenjë përkujdesjeje për familjet në nevojë. Sot është bërë shpërndarja e mishit të kurbanit, ku secila familje ka marrë nga 5 kilogram mish”, ka thënë drejtori Xhemajli.

Ai më tej ka thënë se festa e Kurbanit është festë e sakrificës dhe e mbështetjes për njëri-tjetrit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.