FIDANISHTJA

25 vjet burgim për veprën penale vrasje të rëndë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Gani Bwrnjashi., duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) vite burgim. I akuzuari me datë 23.05.2018 në fshatin Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta në mënyrë mizore, djalin e tij, tani të ndjerin L. B. të moshës 14 vjeçare.

Fillimisht ai ka kërkuar nga i njëjti sqarime lidhur me mungesën e të hollave në vlerë prej 1.500 Euro dhe pasi që nuk ka marr një përgjigje nga ai, i njëjti ka filluar të përdorë forcën ndaj tij, duke e goditur së pari me një shufër metalike e më pas edhe me një shkop druri në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar me këtë rast plagë vdekjeprurëse.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’.

Hidromorava

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, me një aktvendim të posaçëm ka vazhduar masën e paraburgimit për të akuzuarin.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.