FITORJA

25 mijë euro për OJQ-të e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësues të organizatave jo-qeveritare të cilat janë përfituese të projekteve të financuara nga buxheti komunal i Kamenicës, në vlerë prej 25.000 euro.

Kryetari i komunës dhe përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare kanë nënshkruar marrëveshjet për bashkëpunim.

Nga 27 projekte konkurruese, 11 prej tyre kanë përfituar këtë financim apo përkrahje nga Komuna e Kamenicës. Këto projekte janë përzgjedhur nga lëmi dhe fusha të ndryshme.

Uji Dea

Në këtë takim është biseduar edhe për mënyrën se si të implementohen këto projekte. Kryetari Surdulli uroi gjithë përfituesit dhe njëherit i porositi ata që projektet të cilat janë planifikuar të realizohen sipas planit të paraparë.

25 mijë euro të ndara nga buxheti i paraparë për këto projekte prej tyre 5 mijë euro ishte maksimumi i përfitimit për 1 projekt. Surdulli u tha atyre se është e vërtetë se kjo shumë është e vogël dhe jo e mjaftueshme për projekte të tilla, por ne kemi bërë një kalkulim më ndryshe që me këtë rast përfitues të jenë sa më shumë organizata jo-qeveritare sepse në rast se do t`i kishim ndarë këto mjete ashtu si është planifikuar do të përfitonin vetëm 5.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave përfituese falënderuan Kryetarin e Komunës Shaip Surdulli për gatishmërinë dhe përkrahjen e treguar jo vetëm kësaj radhe , por edhe herëve tjera gjë që besojmë shumë se edhe në vitet e ardhme kjo përkrahje nuk do të mungojë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.