240 mijë euro për vetura, gati edhe 1.6 milion të tjera

Institucionet e Kosovës edhe këtë vit kanë vazhduar trendin e vjetër të blerjes së veturave. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e ka bërë sefte në 2013-n blerjen e veturave të reja. Kurse, dhjetëra institucione të tjera kanë planifikuar që në ditët ardhshme të derdhin miliona euro për blerjen e tyre.
Ministria e Mjedisit, që udhëhiqet nga ministri Dardan Gashi, për t’u a lehtësuar punën punonjësve të vet dhe për t’i vozitur ata sa më komod, ka vendosuri t’i shpenzojë hiq më pak se 240 mijë euro.
Tenderin për këtë punë MMPH-ja e ka ndarë në tri lote. Në këtë ministri nuk kanë pranuar të japin detaje për blerjen e këtyre veturave. Kurse, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe njohës të ekonomisë shpenzimet për blerjen e tyre i shohin të paarsyeshme.
Madje ata thonë se këto blerje bëhen vetëm për ta keqpërdorur paranë publike (Tribuna).