GRANDEMALL

24 vjet nga Marrëveshja e Konçulit, Sinani kërkon angazhim ndërkombëtar për ta ndalur diskriminimin në Luginë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se sot shënohet 24-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit, dokument që sipas saj, premtonte paqe, stabilitet dhe një të ardhme më të sigurt për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Mirëpo sipas Sinanit, jo vetëm që asgjë nga kjo marrëveshje nuk është zbatuar, por siç u shpreh ajo, gjendja është përkeqësuar ndjeshëm.

“Shqiptarët në Luginë vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, mungesë përfaqësimi dhe shpërngulje masive”.

Eco Higjiena

“Sot, përveçse jemi pa zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, po përballemi edhe me plane shqetësuese si rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, një hap që rëndon psikologjikisht dhe realisht mbi rininë shqiptare të rajonit”, shkroi Sinani.

Tutje, ajo u shpreh se është koha që kjo marrëveshje të mos mbetet më vetëm një faqe arkive, teksa kërkoi angazhim të vërtetë ndërkomkbëtar për ta ndalur diskriminimin.

“Kërkojmë angazhim të vërtetë ndërkombëtar, për të ndalur diskriminimin dhe për të siguruar barazinë e popullit tonë në këtë shtet. Për fëmijët tanë. Për të ardhmen. Për barazinë”, shkroi ndër të tjera ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.