Mobi Casa

24 persona të akuzuar për vjedhje, mashtrim, degradim të ambientit, dhunë në familje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëzetenjë (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Uji Dea

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (20) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”./rajonipress/