UBT

23 vjet nga ofensiva serbe mbi popullatën e fshatit Skifteraj

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Në nderim të të vrarëve të fshatit Skifteraj, në ofensivën serbe të 15 prillit 1999, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kryetari i kuvendit komunal Bekim Azizi, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, dhe qytetarë të fshatit Skifteraj, kanë bërë sot homazhe, te varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe tek varrezat e viktimave në periferi të fshatit Skifteraj.

Fshati Skifteraj i komunës së Vitisë, ishte cak i forcave serbe më 15 prill të vitit 1999-të. Në këtë ofensivë u vranë 6 banorë të këtij fshati, si dhe mbi 17 banorë mbetën të plagosur.

Mobi Casa

Në kujtim të kësaj date, në fshatin Skifteraj është hapur edhe një ekspozitë me fotografi, nga ngjarjet e 15 prillit 1999./rajonipress/