Mobi Casa

23 vite nga rënia heroike e dëshmorit Ismajl Ismajli

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Fshati Kopërnicë sot ka përkujtuar me dhimbje e krenari dëshmorin e kombit, Ismajl Ismajli, i cili para 23 vitesh ra heroikisht në altarin e lirisë për ta skalitur lirinë me gjakun e tij. Sot në fshatin Kopërrnicë ishin mbledhur familjarët e fshatarët për ta kujtuar veprën madhështore të flakadanit të lirisë, prof.Ismajl Ismajlit, i cili pikërisht me 11 maj 1999 u vra nga dora ushtarake policore e paramilitare Serbe.

Kalojnë vite e dekada, ndërsa kujtimi për dëshmorin Ismajl Ismajli mbetet i freskët në zemrat tona por edhe në historinë e kombit shqiptarë, për ta skalitur emrin e tij me shkronja të lirisë për atdheun e quajtur Kosovë.

Kujtimi për dëshmorin Ismaj Ismajli dhe të gjithë dëshmorëve tjerë nuk shuhet kurrë, ata janë udhërrëfyesit tanë për shekuj të tërë. Sot bëhen plot 23 vite nga rënia heroike e dëshmorit Ismajl Ismajli – ai jeton me ne, i kemi përgjithmonë kujtimet e tija se si duhet e çmohet liria.

KKVITI

Ismajl Ismajli shpesh thoshte,”Liria ndërtohet me jetëra të rënësh, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë ndërtohet duke zmbrapsur armikun shekullor, dhe nëse vdes për popullin tim asnjëherë një pikë lot mos e derdhni, se ai gjak i derdhur është i lirisë”. Në tubimin përkujtimor të 23 vjetorit të rënies së dëshmorit Ismajl Ismajli, vëllau i Ismajlit, Selatin Ismajli, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe institucionet e Kamenicës për pjesëmarrjen e tyre në këtë jubile, duke theksuar. “Kur nderojmë heronjët tanë e familjarët tanë nderojmë sakrificën shtetin e idealin e tyre të cilët me gjakun e tyre shkruajtën lirinë e shumë pritur me shekuj të tërë”.

Trupi i dëshmorit Ismaj Ismajli sot bën roje në fshatin Kopërnicë si “gardian“ i lirisë, për të mos e harruar kurrë për gjakun e derdhur, ndërsa ne sot po jetojmë në liri nga ky gjak i lirisë./rajonipress/