Uji Dea

22 vjet burg për djalin e Hashim Rexhepit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gentian Rexhepi, djali i ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, është dënuar të hënën më 22 vite burg për vrasje.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Ramë Gashi, avokat mbrojtës i Gentianit.

“Sot është shpall aktgjykimi. Klienti im është dënuar me 22 vjet burg”, ka thënë Gashi.

Fundamenti

Sipas tij, gjukata nuk ka dhënë detaje të tjera rreth viteve që ia ka shqiptuar Gentian Rexhepit.

“Prandaj edhe nuk mund të komentoj asgjë më shumë. Do të bëj ankesë pasta të shohim”, ka thënë Gashi.

Gentian Rexhepi akuzohet për vrasjen e Arben Gashit, ngjarje e cila kishte ndodhur me 2 janar të vitit 2009 në afërsi të lokalit “Garden” në Prishtinë. Ndërsa Granit Rexhepi, djali tjetër i ish guverdatorit akuzohet për pjesëmarrje në rrahje. Në këtë rast ka mbetur i plagosur edhe i pandehuri Albert Isufi. Këta të dy janë dënuar njëri me nga 5 vite burg e tjetri me 4 vite.